Kuvendi miratoi sot ligjin për vullnetarizmin, propozuar nga dy deputetet e LSI-së Kejdi Mehmetaj dhe Silva Caka.
Ligji i ri do të rregullojë punën vullnetare, kryesisht atë të të rinjve dhe është hartuar duke patur parasysh udhëzimet e Bashkimit Evropian dhe kombeve të Bashkuara.
Ai u miratua vetëm me votat e shumicës. Deputetët e PD-së nuk janë në pranishëm në sallë, pasi deklaruan më parë se do të mungojnë në Kuvend për 10 ditë.