“Policia e shtetit nuk disponon dhe as ka disponuar dhe as i lejohet të disponojë në të ardhmen një pajisje përgjimi. Në policinë e shtetit nuk ka asnjë pajisje përgjimi.”
Kjo ishte përgjigjia e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ndaj pyetjeve të gazetarëve për çështjen e përgjimeve.
Ai tha se në policinë e shtetit po bëhet vetëm një trajnim me policinë italiane për të shkëmbyer eksperiencë për metodat e hetimit të krimeve, por pajisja që po përdoret është normale për punën e policisë.
Ai tha se qytetarët dhe gazetarët për çdo detaj të kësaj çështjeje duhet të presin informacione nga prokuroria. Zoti Tahiri u shpreh i gatshëm të përgjigjet përpara Komisioni të Sigurisë nëse merr një ftesë zyrtare nga ky komision.