Partia Demokratike i kërkoi sot publikisht Kryeministrit Rama të përgjigjet dhe të mbajë përgjegjësi për përgjimet e paligjshme shtetërore.
“Edi Rama është nën akuzë për këtë krim shtetëror e sa më shumë hesht, aq më shumë e rëndon pozicionin e tij në këtë shkelje brutale të ligjit, të kushtetutës dhe të çdo norme demokratike”, deklaroi Arben Ristani, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, në një konferencë për shtyp.
Zoti Ristani tha se ministri Tahiri po gënjen dhe po i shmanget të vërtetës për pajisjen e përgjimit, e tani për këtë duhet të përgjigjet kryeministri Rama.
“Ministri Tahiri u pyet tre herë në Top Story, nëse pajisja është regjistruar kur ka hyrë në Shqipëri; në të treja rastet ai u shmang. Ky krim shtetëror e kapërcen masën e mudësive të Tahirit dhe është drejtëpërdrejtë përgjegjësi e Edi Ramës” shtoi në fund Zoti Ristani.