Kreu i SHISH Ajazi: Pajisja e përgjimit nuk është deklaruar kur ka hyrë në Shqipëri, kjo është e paligjshme

Visho Ajazi, kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), deklaroi sot se pajisja e përgjimit ka hyrë në Shqipëri pa u deklaruar në institucionet përkatëse siç e kërkon ligji. Për këtë arsye ai ka përcjellë informacionin tek Prokurori i Përgjithshëm për hetime.

“A është pajisje përgjimi apo trajnimi? Nuk është në tagrin e SHISH ta përcaktojë”, u shpreh Zoti Ajazi përpara Komisionit të Sigurisë të Kuvendit, ku kreu i SHISH u pyet nga deputetët.

Zoti Ajazi tha se SHISH nuk është interesuar të dijë se përse është përdoror pajisja, pasi kjo nuk është në tagrin e Shërbimit Informativ. Ai tha se informacionin, të cilin e kishte marrë gojarisht nga dy burime të sigurta, ia ka përcjellë po gojarisht Prokurorit të Përgjithshëm dhe më pas, Presidentit Nishani.

Ai tha se nëse pajisja është përdorur për të përgjuar krerët e lartë të shtetit kjo përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe shkelje të rëndë të ligjit.

Pyetjes se përse Zoti Ajazi nuk kishte informuar Kryeministrin Rama për këto të dhëna, Zoti Ajazi iu përgjigj duke thënë se Kryeministri Rama merr informacion të konfirmuar më parë nga prokuroria.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>