Ministri Tahiri mohon zotërimin e pajisjes së përgjimit nga policia

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mohoi sot zotërimin e një pajisjeje përgjimi nga policia

“Policia e shtetit nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë në përdorim pajisje që mundësojnë përgjimin e telefonatave, mesazheve apo të dhënave”, deklaroi ministri Tahiri përpara Komisionit të Sigurisë, ku po përgjigjet në lidhje me skandalin e përgjimeve.

Ai tha se policia përdor pajisje të ligjshme për të trajnuar punonjësit e policisë.

“Për hir të trajnimeve përdor pajisje që është e ligjshme. E kemi përdorur dhe do përdorim. Hajdeni të  merrni pjesë në trajnime dhe inkurajoni policinë”, u shpreh Zoti Tahiri.

Ai mohoi që drejtoria e policisë të ketë shkelur ligjin dhe u shpreh i gatshëm të ndihmojë Prokurorinë e Përgjithshme në hetime.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>