Qindra qytetarë në protestë kundër hidrocentraleve në Vjosë

Qindra banorët të Poçemit e të Tiranës dhe aktivistë europianë protestuan sot përpara Kryeministrisë kundër ndërtimit të hidrocentralit të Poçemit në lumin e Vjosës.

Ata i kërkuan Kryeministrit Rama të mos e shkatërrojë Luginën e Vjosës, por të investojë aty për ta ktheyr në një park të mbrojtur e në një zonë turistike.

“Vjosa nuk është pasuri vetëm e Shqipërisë, por dhe e Bashkimit Europian ku ne duam të anëtarësohemi”, u shpreh njëri prej drejtuesve të protestës.

Pavarësisht kundërshtimit të qytetarëve dhe Këshillit të Europës për të mos ndërtuar hidrocentrale në Vjosë, Kryeministri Rama nuk u tërhoq nga ndërtimi i tyre. Në prill u shpall fituesi i tenderit për hidrocentralin e Poçemit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>