Rezart Taçi, biznesmeni i arrestuar dy javë më parë në Zvicër, është lënë i lirë nga gjykata zviceriane.
Rezart Taçi ishte akuzuar nga pokuroria zviceriane për fallsifikim dhe mashtim financiar.
Edhe prokuroria shqiptare ka filluar një hetim për zotin Taçi që prej vitit 2013. Në Shqipëri ai akuzohet për mashtrim, fallsifikim dhe vjedhje ndaj një furnitori të huaj. Dyshohet se dëmi i shkaktuar prej kompanisë së zotit Taçi të jetë më shumë se 20 milionë euro.
Para pak ditësh, policia i sekuestroi Zotit Taçi shumën prej 1.3 milionë dollarë, gjendur në llogaritë e tij bankare, por nuk dihet ende nëse ky veprim është bërë për llogari të gjykatës zviceriane apo asaj shqiptare.
Prokuroria shqiptare nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me hetimin e Rezart Taçit në Shqipëri.