Para një viti, qeveria kineze izoloi qytetin e Vuhanit, aty ku u shfaq për herë të parë koronavirusi. Javë më parë, zyrtarët në Kinë kishin thënë se e kishin nën kontroll situatën. Sipas tyre ishin vetëm dhjetra raste infektimesh. Por në fakt virusi ishte përhapur në të gjithë qytetin.
BBC raporton historinë e pesë ditëve kritike të fillimit të përhapjes së Covid 19, të cilën mund ta lexoni më poshtë:
Deri më 30 dhjetor, në spitalet në Uhanit ishin shtruar disa njerëz, pasi kishin simpotoma si ethe të dhe pneumoni. Rasti i parë i identifikuar ishte një burrë i moshës 70 vjeçare.
Mjekët nisën të dyshonin fillimisht se virusi ishte një grip i thjeshtë. Masat nga mushkëritë e infektuara u dërguan për identifikim dhe rezultatet paraprake treguan një koronavirus të ri të ngjashëm me Sarsin.
Autoritetet lokale shëndetësore dhe Qendra e Vuhanit për Kontrollin e Sëmundjeve u njoftua, por asgjë nuk u bë publike. Megjithëse askush nuk e dinte, por në atë kohë, rreth 4,000 njerëz ishin të infektuar. Përhapja e koronavirusit u dyfishua në pak ditë.
Epidemiologët thonë se në momentet fillestare të shpërthimit, çdo ditë dhe madje çdo orë është kritike.
30 Dhjetor 2019: Paralajmërimi për virusin
Rreth orës 16:00, të 30 dhjetorit, drejtuesja e Departamentit të Urgjencës në Spitalin Qendror të Vuhanit morri rezultatet e një testi të kryer nga laboratori ‘Capital Bio Medicals’ në Pekin. Në krye të rezultateve ishin fjalët alarmante: “SARS CORONAVIRUS”.
Zyrtarja ua nisi rezultatet kolegëve të saj dhe brenda një orë e gjysmë dokumenti arriti tek një mjek në departamentin e oftalmologjisë së spitalit, Li Uenliang.
Mjeku e ndau atë me studentët e tij, duke paralajmëruar: “Mos e qarkulloni mesazhin jashtë këtij grupi. I thoni familjes dhe të dashurve tuaj të marrin masa paraprake”.
Kur Sars-Cov-2 u përhap në Kinën jugore në fund të vitit 2002, Pekini e fshehu shpërthimin, duke këmbëngulur se gjithçka ishte nën kontroll. Kjo bëri që virusi të përhapej në të gjithë botën. Pekimi u kritikua ndërkombëtarisht.
Midis vitit 2002 dhe viti 2004, Sars infektoi më shumë se 8,000 njerëz dhe shkaktoi pothuajse 800 vitkima në të gjithë botën. Gjatë orëve pasuese, mesazhi i Li u përhap gjerësisht në internet. Në të gjithë Kinën, miliona njerëz filluan të flasin për koronavirusin në internet.
Ky ishte një moment kritik. Lajmi për një shpërthim të mundshëm ishte shpërndarë kudo në Kinë. Komisioni Shëndetësor i Vuhanit tashmë ishte i vetëdijshëm se diçka po ndodhte në spitalet e qytetit.
Atë ditë, zyrtarë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Pekin mbërritën dhe mostrat e mushkërive u dërguan në të paktën pesë laboratorë shtetërorë në Vuhan dhe Pekin për tu krahasuar.
Teksa në internet përhapeshin mesazhe se Sars ishte shfaqur sërish, Komisioni Shëndetësor i Vuhanit dërgoi dy porosi në spitale: Spitale duhet të raportonin të gjitha rastet drejtpërdrejt në Komisionin Shëndetësor dhe të mos bënin asgjë publike pa autorizim.
Brenda 12 minutash, këto porosi u publikuan në rrjet.
Zëvendës redaktorja e ProMed-mail, një organizatë e cila dërgon alarme për shpërthimet e sëmundjeve në të gjithë botën, mori një email nga një burim në Tajvan. Ajo u pyet nëse dinte ndonjë gjë për bisedat në rrjet. Tri orë më vonë, ajo kërkoi me urgjencë më shumë informacion mbi shpërthimin e ri.
31 Dhjetor:
Teksa lajmi filloi të përhapej, profesori George F. Gao, drejtori i përgjithshëm i Qendrës Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve, po merrte oferta ndihme nga e gjithë bota. Kina rregulloi laboratorin e sëmundjeve infektive pas shfaqjes së Sars.
Në vitin 2019, Gao kishte premtuar se sistemi i mbikëqyrjes në internet i Kinës, do të ishte në gjendje të parandalonte një shpërthim tjetër të ngjashëm me Sars.
“Unë i dërgova një tekst vërtet të gjatë George Gaos, dhe i ofrova një ekip ndihme”, tha Peter Daszak, presidenti i grupit kërkimor të sëmundjeve infektive me bazë në Nju Jork.
Epidemiologu Ian Lipkin nga Universiteti Columbia në New York po përpiqej gjithashtu të kontaktone me Gaon. Detajet që zbuloi Lipkin rreth bisedës së tyre ofruan njohuri të reja për atë që zyrtarët kryesorë kinezë ishin të përgatitur të thoshin në këtë pikë kritike.
“Ai e kishte identifikuar virusin. Ishte një koronavirus i ri. Dhe nuk ishte shumë i transmetueshëm. Kjo nuk më bëri përshtypje sepse kisha dëgjuar që shumë njerëz ishin infektuar”, i tha Lipkin BBC.
Lipkin mendon se Gao duhej të kishte bërë publike të dhënat që kishte deri më atëherë. Gao, i cili refuzoi kërkesat e BBC për një intervistë, i ka thënë mediave shtetërore se të dhënat që kishin, u bënë publike sa më shpejt që ishte e mundur. Ai mohoi të ketë thënë publikisht se virusi nuk ka transmetueshmëri.
Më 31 dhjetor, Komisioni Shëndetësor i Vuhan deklaroi në shtyp se ishin identifikuar 27 raste të pneumonisë virale, por që nuk kishte prova të qarta të transmetimit.
Qeveria kineze refuzoi kërkesa të shumta për intervistë nga BBC. Në vend të kësaj, ajo dha deklarata, sipas të cilave në luftën kundër Covid-19 Kina “gjithmonë ka vepruar e hapur, me transparencë, përgjegjësi, dhe në kohën e duhur”.
1 janar 2020: Irritim ndërkombëtar
Ligji ndërkombëtar përcakton që shpërthimet e reja të sëmundjeve infektive me shqetësim global të raportohen në Organizatën Botërore të Shëndetësisë brenda 24 orëve. Por më 1 janar OBSH ende nuk kishte marrë ndonjë njoftim zyrtar nga Kina.
Një ditë më parë, zyrtarët e OBSH-së kishin parë postimin dhe raportet e ProMed në internet, dhe kishin kontaktuar Komisionin Kombëtar të Shëndetit të Kinës.
“Dështimi për të raportuar ishte në shkelje të Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit”, tha Profesor Lawrence Gostin, Drejtor i Qendrës Bashkëpunuese të OBSH-së për ligjin shëndetësor kombëtar.
Dr Maria Van Kerkhove, një epidemiologe e OBSH-së, u bashkua me thirrjen për mbajten e konferencave urgjente për shtyp në 1 Janar:
“Ne fillimisht hamëndësuam se mund të jetë një koronavirus i ri. Për ne problemi nuk ishte nëse ai transmetohej nga njeriu tek njeriu, por sa ishte shtrirja e tij dhe ku po ndodhte.”
Kjo ndodhi dy ditë para se Kina t’i përgjigjej OBSH-së. Kina tha se ka komunikuar rregullisht me OBSH-në që nga 3 janari. Por, regjistrimet e takimeve të brendshme të OBSH-së, të marra nga agjencia e lajmeve Associated Press (AP) e hedhin poshtë këtë hipotezë.
“Nuk ka pasur asnjë provë të transmetimit nga njeriu te njeriu. Ne duhet të shohim të dhënat,” tha drejtori i programit të urgjencave shëndetësore në OBSH, Mike Ryan. OBSH-së iu kërkua ligjërisht të deklarojë informacionin që kishte siguruar nga Kina.
Megjithëse ata dyshuan për transmetim nga njeriu te njeriu, OBSH nuk ishte në gjendje ta konfirmonte këtë për tre javë të tjera.
2 Janar: Heshtja e mjekëve
Numri i njerëzve të infektuar nga virusi po dyfishohej çdo ditë dhe gjithnjë e më shumë njerëz po paraqiteshin në spitalet e Vuhanit.
Por, në vend që të lejoheshin mjekët që të ndanin shqetësimet e tyre publikisht – media shtetërore në Kinë filloi një fushatë për të fshehur çdo gjë.
Më 2 janar, Televizioni shtetëror i Kinës transmetoi një histori rreth mjekëve që përhapën lajmin për një shpërthim të virusit më 30 dhjetor.
Një nga mjekët ishte Li Uenliang, mjeku i syve, paralajmërimi i të cilit u bë viral. Ai shkroi një rrëfim dhe në shkurt 2020 vdiq nga Covid-19.
Qeveria kineze tha se kjo po përpiqej të shtypte lajmet e shpërthimit dhe se mjekëve si Li u bëhej thirrje të mos përhapnin informacione të pakonfirmuara.
Megjithëse për mjekët po bëhej e qartë se në të vërtetë virusi ishte i transmetueshëm, ata u ndaluan të dilnin në publik.
Një punonjës shëndetësor nga spitali i Li, Vuhan Central, tha se gjatë ditëve që pasuan “kishte shumë njerëz që kishin ethe. Ishte jashtë kontrollit. Ne filluam të na zinte paniku. Por spitali na tha që nuk lejohet të flisnim me askënd “.
Qeveria kineze tha se “duhet një proces rigoroz shkencor për të përcaktuar nëse një virus i ri mund të transmetohet”.
Autoritetet vazhduan të thonë për 18 ditë të tjera të se nuk ka pasur transmetim të virusit.
3 Janar: Mesazh i fshehtë
Laboratorët në të gjithë vendin po garonin për të analizuar provën e plotë gjenetike të virusit. Midis tyre ishte një virolog i njohur në Shanghai, profesor Zhang Yongzhen, i cili filloi testimet në 3 janar.
Pasi punoi për dy ditë rresht, ai gjeti një sekuencë të plotë të virusit. Rezultatet e tij zbuluan një virus që ishte i ngjashëm me Sars, dhe ndaj mund të transmetohej.
Më 5 janar, zyra e Zhang i shkroi Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë dhe i këshilloi marrjen e masave paraprake në vendet publike.
“Atë ditë, ai po punonte për të provuar dhe për të marrë informacione sa më shpejt të ishte e mundur, kështu që pjesa tjetër e botës të mund të shihte se çfarë ishte virusi dhe të mund të bënte diagnostikimin”, tha bashkëpunëtori i Zhang, Profesor Edward Holmes një virolog në Universitetin e Sidneit.
Por Zhang nuk mund t’i bënte publike gjetjet e tij. Më 3 janar, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë kishte dërguar një memorandum sekret në laboratorët shkencore, i cili ndalonte shkencëtarët e paautorizuar të punonin mbi virusin dhe zbulimin e informacionit për publikun.
Asnjë nga laboratorët nuk doli publikisht me gjetjet për virusin. Kina vazhdoi të thoshte se ishte pneumoni virale pa prova të qarta të transmetimit nga njeriu te njeriu.
Tri ditë më vonë, më 11 janar, Zhang vendosi se ishte koha të merrte përsipër rrezikun. Ai e autorizoi Holmesin që të publikonte provat. Laboratori i tij u mbyll të nesërmen, por veprimi i tij i hapi rrugën publikimit të informacionit.