Autostrada Prishtinë-Medvegjë do bëhet realitet me ndihmën e Federatës ‘Vatra’ në SHBA

Nga Aurora Velaj
Autostrada Prishtinë-Medvegjë do bëhet realitet me ndihmën e Federatës ‘Vatra’ në SHBA

Kryetari i Federatës Gjithshqiptare ‘Vatra’, Elmi Berisha gjatë një vizite në Medvegjë, javën e shkuar mërkurën premtoi se do të lobojë në SHBA për bërjen realitet të autostradës Prishtinë–Medvegjë.

Kjo autostrada, që do të jetë degëzim i Korridorit të 10-të, është projekt i pafilluar prej vitesh, por që mund të zbatohet në të ardhmen e afërt.

Kryetari i Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik (AFEDS) Muharrem Salihu thotë së nëse realzohet ky projekt, ai do ta ndryshojë pozitën e shqiptarëve në Medvegjë.

“Kjo autostradë do u mundësojë medvegjasve kthimin në shtëpitë e tyre, do ju mundësojë gjallërinë, do ju mundësojë jetën, ajo do u jep një lloj sigurie, e cila u ka munguar deri më tani. Kjo rrugë do t’i jepte dritë Medvegjës dhe do ta nxirrte nga getoja ku është tani”, shprehet ai.

Në Medvegjë, Berisha ka vizituar fabrikën e Salihut të përpunimit të çorapëve dhe ka biseduar me të. Salihu i ka kërkuar atij të ndihmojë në jetësimin e Referendumit të 1-2 marsit 1992, qoftë edhe përmes një bashkësie të komunave të përkohëshme.

Berishës ka vizituar disa fshatra shqiptare—përfshi vendlindjen e Xhim Xhemës në Tupallën, shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Gjylekreshtë dhe zyrën e Këshillit Nacional në Medvegjë. Aty është takuar me deputetin e vetëm shqiptarë në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, me kryetarin e Këshillit Nacional, Ragmi Mustafën e përfaqësues të tjerë, të cilët kanë kërkuar ndihmë për realizimin e Planit Shtatë-Pikëshit, një plan që është zvarritur nga qeveria serbe prej shumë vitesh tashmë.

“Po, ne jemi shumë të interesuar të intensifikojmë lobimin për çështjen e Luginës së Preshevës në SHBA dhe shohim si partner Vatrën”, ka pohuar  Ragmi Mustafa.

Kjo vizitë është shoqëruar edhe me mesazhe inkurajuese. Përveç çështjeve të të drejtave të njeriut dhe pozitave të shqiptarëve në Serbi, Berisha ka premtuar një përkushtim të madh edhe për zhvillimin ekonomik të këtyre krahinave shqiptare.

“Mesazhi i tij është se tani ka ardhur radha që të zgjidhet çështja jonë, pas zgjidhjes së Kosovës e cila është në përfundim e sipër”, thotë Salihu.

Në rend dite është problem i shqiptarëve në Serbi dhe këtu mesa duket Xhim Xhema dëshiron të investojë vërtet për vendlindjen e tij sepse ai po dedikohet shumë Medvegjës—vazhdon Salihu.

Pra, lobimi do përqëndrohet për shqiptarët në Serbi për tre komunat, por në veçanti për Medvegjën, që do të ngrihet në nivelin e merituar si dy komunat e tjera dhe të bëhët një zgjidhje e përhershme në paketë në të njëjtën pozitë me dy komuat e tjera duke përfshirë edhe kthimin e adresave të pasivizuara.”

Kjo është vizita e parë që një përfaqësues i Federatës gjithshqiptare “Vatra” me qendër në Amerikë, bën në komunat me shumicë shqiptare në Serbi.

Kjo vizitë me thënë është historike, është pak—thotë Muharrem Salihu, kryetari i Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik (AFEDS)—sepse Lëvizja Vatra përgjatë 110 viteve të eksiztencës së saj, nuk ka dërguar asnjëherë ndonjë përfaqësues në trojet e saj, në Serbi.

“Dhe kjo vizitë nga vetë kryetari i kësaj lëvizjeje, përbën një inkurajim të madh”— përfundon Muharrem Salihu.

Elmi Berisha në Medvegjë
Elmi Berisha në Medvegjë

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>