Bashkia e Tiranës dhe PD përplasen për rindërtimin e një shtëpie

Bashkia e Tiranës dhe PD përplasen për rindërtimin e një shtëpie

Partia Demokratike përmes zëdhënëses Ina Zhupa ngriti pretendime të mërkurën se Bashkia Tiranë ka përjashtuar nga programi i rindërtimit familjen e Riza Nozllit.

Zhupa thotë se familja në fjalë ka aplikuar për të përfituar nga procesi i rindërtimit por askush nuk e ka ndihmuar.

Familjarët janë shprehur se sipas inxhinierit të komunës, shtëpia duhej rindërtuar por më pas vendimi sipas tyre është kthyer.

Bashkia Tiranë e ka kundërshtuar PD dhe ka publikuar një dokument ku thotë se familja e Riza Nozllit ka përfituar nga rindërtimi.

bashkia familja

Bashkia thotë se Nozlli nuk ka paraqitur dokumentet përkatëse prandaj nuk i ka marrë paratë për rindërtimin. Por shtoi se është ende kohë  për të përfituar paratë për rindërtimin e shtëpisë.

Pas njoftimit të Bashkisë, Zhupa reagoi sërish duke thënë se Bashkia ka ngatërruar person pasi nuk i referohen të njejtit Riza Nzolli.

Ajo pretendon gjithashtu se rasti që ata kanë denoncuar nuk i përket kategorive DS2, që përfitojnë 1 milion lek të vjetra për dëme të riparueshme.

shtepia e Riza it publikuar nga PD

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>