Partia Demokratike akuzoi sot sërish Kryeministrin Rama se po nuk po tregohet trasnparent lidhur me projekin e stadiumit të ri kombëtar.
Edi paloka, nënkryetari i PD-së, deklaroi se kryeministri nuk i ka paraqitur opozitës dhe publikut kontratën e partneritet publik-privat dhe proceduren që është ndjekur për përzgjedhjen e firmës fituese, pavarësisht se Zoti Paloka ia ka kërkuar në mënyrë zyrtare këto dokumenta.
Sipas zotit Paloka, arsyeja se përse kryeministri Rama refuzon të bëjë publik këto dokumente është sepse ky dokumentacion provon aferën e madhe korruptive që po bëhet me projektin e stadiumit.
“Një investigim mediatik ka nxjerrë se e gjithë ndërtesa do të jetë 90 mijë metër katrorë sipërfaqe ndërtimi, ku vetëm 12 mijë metra katrorë i shkojnë Federatës, pra publikut, e gjithë pjesa tjetër prej 78 mijë metrash në zonën më të shtrenjtë të Tiranës ndahet mes Ramës dhe klientelës së tij”, tha Zoti Paloka.
Në fund, ai shtoi se PD-ja do të trajtojë çdo hap që hidhet për realizimi e këtij projekti në kuadër të ligjit anti mafia.