Ish-kryetari i Bashkisë Kukës Hasan Halilaj u arrestua sot në spitalin e Kukësit. Zoti Halilja kërkohej nga policia e Kukësit, prej më shumë se një jave.
Zoti Hasan Halilaj në bashkëpunim me tre zyrtarë të tjerë ka kaluar, në mënyrë të paligjshme, fonde të bashkisë Kukës tek klubi futbollit Kukës.
Gjithashtu, ai,me anë të falsifikimit të dokumentave, kishte regjistruar Bashkinë Kukës si aksionere në klubin e futbollit.
Zoti Halilaj ka qenë kryetar i Bashkisë Kukës nga viti 2007 deri në 2015.