Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka dhënë dorëheqjen sot paradite.
Lajmi është konfirmuar nga Zyra për Mediat në Kryeministri. Zyrtarisht thuhet se dorëheqja e tij është për arsye personale, pa dhënë informacione të detajuara.
Zoti Naço ia ka paraqitur dorëheqjen kreut të qeverisë Edi Rama, pas një takimi që është zhvilluar në Kryeministri.