Partia Demokratike akuzoi sot Kryeministrin Rama dhe deputetin Balla se po lejojnë shkatërrimin e pyjeve nga bandat e tyre, në shkelje të ligjit.
Duke folur nga zona e Lunikut, në Librazhd, Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentuit të Mjedisit në PD, tha se “bandat e Edvinit dhe Taulantit po shkaktojnë një krim ekologjik duke prerë mijëra pemët në Lunik vëtem në muajin e fundit.”
“Për fat të keq kemi të bëjmë më një masakër dhe është shumë herë më e rëndë kur kjo masakër është kryer në kushtet kur është në fuqi prej 5 muajsh moratoriumi për prerjen e pyjeve. Ligji nuk po zbatohet i barabartë për të gjithë. Bandat e Edvinit dhe Taulantit nuk pyesin më për ligjin”, tha Zoti Malltezi.
Përveç pyjeve të Lunikut, përfësuesit e PD-së vizituan dhe Stravajn në zonën e Sopotit. Dhe në Stravaj, opozita denoncoi prerjen masive të pemëve e filizave të rinj.