Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot mandatin e deputetit socialist Edmond Lekës, që zëvendëson ish-deputetin Koço Kokëdhima.
Pavarësisht këmbënguljes së komisionerëve të PD-së për të bërë më parë verifikimin e formularit të vetëdeklarimit, Zoti Leka e mori mandatin me 4 vota pro dhe tre kundër.
Edmond Leka zuri vendin e ish-deputetit Koço Kokëdhima, të cilit iu hoq mandati me vendim të Gjykatës Kushtetuese një muaj më parë.
Deri më tani Zoti Leka ka qenë kryetari i PS-së në Vlorë dhe drejtor i Portit të Vlorës.