Ambasadori gjerman Hellmut Hoffman deklaroi se Shqipëria ka nevojë të ndërmarrë një reformë të vërtet në sistemin gjyqësor. Reforma do të forcojë shtetin ligjor, luftojë korrupsionin dhe përmirësojë ekonominë shqiptare, duke rritur besimin e investitorëve të huaj në Shqipëri.
Ambasadori Hoffman, dje, gjatë seancës dëgjimore të Komisionit të Jashtëm Parlamentar, u shpreh se: “Nuk ështe habi kur them se zbatimi i ligjit është i rëndësishëm për investimet e huaja. Unë gjithmonë pyetem nga investitorë potenciale: duhet unë të pres që njerëzit të më pyesin nëse unë duhet të bëj ndonjë favor? Kjo është shumë e dëmshme, sepse kjo i bënë njerëzit të hezitojnë. Lajmet negative shpërndahen shpejt dhe unë nuk dua të vendosem në pozitën si Ambasadë, nuk mund të justifikojë Shqipërinë si destinacion për investitorët e huaj. Ja përse është e nevojshme reforma në gjyqësor. Nëse nuk luftohet kundër gjyqëtarëve të korruptuar nuk është bërë asgjë”.