Elvis Rroshi, kryebashkiaku i Kavajës, po hetohet nga Agjencia Amerikane kundër Drogës (DEA) për trafik droge dhe pastrim parash.
Sipas burimeve të disa mediave, ky informacion bëhet i ditur në materialin që policia zviceriane i ka dërgur Prokurorisë së Përgjithshme.
Elvis Rroshi rezulton i arrestuar dy herë në Zvicër për trafik droge, në 1993 dhe 1997 dhe është dëbuar nga Zvicra të dyja herët.
Në 2015-ën, DEA amerikane ka lajmëruar policinë zviceriane se po hetonin një person të quajtur Enver Rroshin për trafik droge dhe pastrim parash.
Enver Rroshi është në fakt një nga pesë emrat që kryebashkiaku ka përdorur në të shkuarën e tij.
Ervis Rroshi u arrestua tre ditë më parë dhe është aktualisht në paraburgim. Ai akuzohet për fallsifikim të dokumenteve dhe fshehje të të dhënave në formularin e vetëdeklarimit.
Sipas njoftimit të prokurorisë, Zoti Rroshi akuzohet se nuk ka deklaruar faktet si më poshtë:
- Në vitin 1995 dënuar në Itali për veprën penale të përdhunimit në grup.
- Në vitin 1995 dëbuar nga shteti Italian.
- Në vitin 1993 dëbuar nga shteti zvicerian.
- Në vitin 1997 arrestuar dhe dëbuar për herë të dytë nga shteti zvicerian.