Partia Demokratike akuzoi sot Kryeministrin Rama se po ushtron presion ndaj gjykatësve për çështjen e pezullimit të drejtorit Çako dhe gjykimit të kryebashkiakut Rroshi.
“Me shantazhet e paprecedenta ndaj gjykatave, Edi Rama kërkon të mbyllë skandalin e përgjimeve të paligjshme dhe të nxjerrë të lirë Elvis Rroshin,” deklaroi Ina Zhupa, zëdhënësja për shtyp e PD-së.
Sipas opozitës, Kryeministri Rama do të mbyllë skandalin e përgjimeve pasi aty është i përfshirë dhe vetë, si dhe kërkon të rikthejë Elvis Rroshin në detyrë pasi do të mbajë banditët e trafikantët në pushtet.