PR kërkesë Ramës: Respekto rekomandimet e Venecias

Partia Republikane i kërkoi sot Kryeministrit Rama të respektojë rekomandimet e Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi, e veçanërisht nenin 88 për vendet e rezervuara.

Fatmir Media, kreu i PR-së, u shpreh se është Komisioni i Venecias ai që vendos vijat jeshile, duke treguar se cilat janë rrugët e zgjidhjes në rast se partitë politike nuk arrijnë një marrëveshje.

“Opozita është legjitime në të drejtën e saj. Ajo që kërkon opozita është pranuar nga specialistët e OPDAT dhe Euralius. Votimi me dy të tretat e zhvlerëson Parlamentin dhe krijon mekanizëm bllokues,” shkruhet në deklaratën për shtyp të PR-së.

Përveç PR-së, në mbështetje të kërkesave të opozitës u shpreh sot dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>