PD: Djegim mandatet nëse ndonjë demokrat voton reformën

Partia Demokratike deklaroi sot se opozita do të djegë mandatet nëse ndonjë prej deputetëve demokrat do të votojë pro reformës pa u arritur konsensusi për vendet e rezervuara.

Në një deklaratë për shtyp, deputetit Oerd Bylykbashi tha se “shumica po merr vendime të njëanshme dhe anti –kushtetuese duke e dërguar draftin për diskutim në Kuvend, pa dakordësinë e opozitës”. Ai theksoi se PD nuk do të votojë një draft të njëanshëm ku nuk janë marrë parasysh kërkesat e opozitës.

Zoti Bylykbashi theksoi se Partia Demokratike do të vazhdojë të kërkojë plotësimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias për vendet e rezervuara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>