Kukan dhe Fleckeinstein duhet dakordësi për miratimin e reformës

Eduart Kukan dhe Knut Fleckenstein, eurodeputetët për zgjerimin e BE-së, e quajtën të papranueshme blerjen e votave të deputetëve për miratimin e reformës në drejtësi.

Ato, në një deklaratë për median dje, theksuan se reforma në drejtësi duhet të kalojë me dakordësinë e të gjitha forcave politike.

Knut Fleckenstein u shpreh se nëse arrihen 2/3 e votave, por pa i blerë ato, atëherë reforma në drejtësi duhet të miratohet.

Blerjen e votës e quajti të papranueshme edhe Eduard Kukan. Eurodeputeti Kukan shtoi se reforma në drejtësi duhet të miratohet vetëm me konsesusin e të gjitha forcave politike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>