Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve vendosi, sot, që 33 deputetët duhet ta paraqesin propozimin e tyre për reformën në drejtësi në seancë plenare.
Të mërkurën, mbledhja e Këshillit për Mandatet, e kërkuar nga Kryetari Meta, përfundoi pa asnjë vendim në lidhje me procedurën që duhet të ndiqet për miratimin në Kuvend të reformës në drejtësi.
Kryetari Ilir Meta i kërkoi Këshillit të Mandateve të interpretojë nenin 77 të rregullores, në lidhje me procedurën për shqyrtimin e propozimit të 33 deputetëve për votimin e refromën në drejtësi brenda 15 korrikut.