Sot në seancë parlamentare, deputetët e Kuvendit morën këto vendime:
- U shty për javën që vjen vendimarrja mbi procedurën që duhet të ndjekë Kuvendi për miratimin e reformës në drejtësi;
- Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet më 30 qershor për të përfshirë reformën në drejtësi në kalendarin e punimeve të Kuvendit;
- Deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi do t’i propozojnë Kuvendit një amendament për zgjedhjen e Presidentit nga populli;
- U hoq nga rendi i ditës shqyrtimi i projekt ligjit për vendosjen e kamerave të sigurisë në ambjente publike;
- Zoti Edmond Leka u betua sot si deputet i Kuvendit. Ai zëvendësoi ish deputetin Koço Kokëdhima;
- U miratua me shumicë votash Ratifikimi i Protokollit për Aderimin e Malit të Zi në Nato.