Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj, dy efektivët e Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit, apeluan sot masën e sigurisë që gjykata e Tiranës vendosi për to, lidhur me çështjen e pajisjes së përgjimit.
Ndaj dy efektivëve gjykata dha masën e arrestit me burg. Ata akuzohen për “shpërdorim të detyrës” dhe kryerje të “veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Nga informacionet e deritanishme, dihet se pajisja e përgjimit ka qenë, në të paktën dy raste, nën kujdesin e Entiol Xhelilajt, i cili nuk ka qenë i pajisur me certifikatën e nevojshme të sigurisë për përdorimin e pajisjes “IMCI Catcher”.
Për të njëjtën çështje, Gjykata e Apelit hodhi poshtë, më 16 qershor, vendimin e Gjykatës së Tiranës për pezullimin nga detyra të Haki Çakos, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Seanca gjyqësore për dy efektivët do të zhvillohet më 29 qershor.