LSI përjashton deputetin Përparim Spahiu

Lëvizja Socialiste për Integrim përjashtoi sot deputetin Përparim Spahiu nga grupi parlamentar.

Deputeti Përparim Spahiu u përjashtua nga LSI, sepse pak ditë më parë, ai u shpreh kundër kryerjes së procesit të vetingut – verifikimit të figurës së gjykatësve e prokurorëve – nga ndërkombëtarët.

Zoti Spahiu paraljamëroi se ai nuk do ta votonte reformën në drejtësi për sa kohë vetingu parashikohet të kryhet nga ndërkombëtarët.

“Qëndrimi më i fundit personal i deputetit Spahiu që lidhet me reformën në drejtësi u vlerësua si i gabuar dhe i nxituar, njëkohësisht në kundërshtim të plotë me qëndrimet tepër parimore dhe koherente të LSI për reformën në drejtësi”, deklaroi Petrit Vasili, pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSI-së.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>