Indeksi i Të Drejtave të Fëmijëve 2016 e vlerëson Shqipërinë si një ndër katër vendeve evropiane që respektojnë më pak të drejtat e fëmijëve.
Në Evropë, Shqipëria lë pas vetëm Italinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën, ndërsa në botë renditet e 59-ta nga 163 shtete të vëzhguara.
Raporti vëzhgon jetën, kujdesin, edukimin, mbrojtjen dhe krijimin e kushteve të duhura për respektimin e të drejtave të fëmijëve nga 0 në 18 vjeç.
Me një sistem vlerësim nga 0 në 1 – ku 0 tregon mosrespektimin total të të drejtave të fëmijëve dhe 1 tregon respektimin maksimal të të drejtave të fëmijëve – Shqipëria vlerësohet me 0.8 pikë.
Ajo që bën përshtypje është se ndërsa Shqipëria vlerësohet me nota të larta për shëndetin (0.9) apo edukimin (0.9), për krijimin e kushteve për respektimit e të drejtave të fëmijëve ajo vlerësohet me 0.5 pikë.