Lumturie Hoxha, ish-kryetare e komunës Gjegjan, u arrestua sot nga policia, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorim të detyrës.
Sipas prokurorisë së Elbasanit, ish-kryetarja bashkë me katër zyrtarë të tjerë kanë përvetësuar 35 milionë lekë nga fondet publike. Ata falsifikuan dokumentet për të përfituar paratë, por projektet nuk u realizuan kurrë.