Partia Demokratike do të dërgojë sot në prokurori një kallëzim penal për Kryeministrin Rama, lidhur me skandalin e fotos me Presidentin Obama.
PD kërkon nga prokuroria hetim të pasurisë së Kryeministrit Rama dhe hetim për ndikim të paligjshëm.
Kallëzimi i opozitës vjen disa ditë pas bërjes publike të fakteve që e implikojnë Kryeministrin Rama me pagesën e 80 mijë dollarëve për të marrë pjesë në një takim gjatë fushatës së presidentit Obama në 2012-ën.