EURALIUS propozon legalizimin e prostitucionit në Shqipëri

Bashkimi Europian i ka propozuar Shqipërisë legalizimin e prostitucionit dhe ndryshimin e ligjeve lidhur me të. Misioni i BE-së EURALIUS i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë ndryshimin e neneve të Kodit Penal që dënojnë prostitutat kur këto të fundit e ushtrojnë me dëshirë këtë profesion.

EURALIUS kërkon shfuqizimin e neneve 113 dhe 115 që parashikojnë dënime nga tre deri nw dhjetë vjet burg për ushtrim prostitucioni dhe shfrytëzim ambientesh për këtë qëllim.

Shumë shtete europiane janë aktualisht duke riparë ligjet për prostitucionin, duke hequr dënimet për rastet kur ai kryhet me dëshirë dhe duke ashpërsuar dënimet për rastet kur përfshihen fëmijë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>