Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto dha sot dorëheqjen. Në një letër drejtuar Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, ai bëri të ditur se largohet nga detyra për arsye familjare dhe personale.
Dorëheqja e Zotit Zoto vjen pas arrestimit të Zv/Drejtorit të Përgjithshëm Iliaz Labi, i përfshirë në skandalin e tenderave të bërë publik para pak ditësh.