Mitat Tola, drejtori i Policisë Rrugore u shkarkua sot nga detyra.
Shkak për shkarkimin e tij është bërë rritja e numrit të aksidenteve rrugore gjatë javëve të fundit.
Në vend të tij, në krye të Policisë Rrugore u emërua Ardian Veliu, që më parë ka mbajtur postin e Drejtorit të Shkollës Bazë të Policisë.