Gjykata vendos sekuestrimin e pasurive të Mark Frrokut

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot sekuestrimin e pasurive të ish-deputetit Mark Frroku.

Mark Frroku është nën gjykim për veprën penale “vrasje me paramendim”, ngjarje e ndodhur në Belgjikë në vitin 1999, dhe “fshehje të pasurisë” e “pastrim parash”.

Ish-deputetit do t’i sekuestrohen shtatë apartamente në Tiranë, Shëngjin e Orikum, dy dyqane, dy garazhe makinash dhe një sipërfaqe toke.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>