Luan Rama, deputeti dhe sekretari i LSI-së, i kërkoi ministrit të Brendshëm Tahiri të mbajë përgjegjësi dhe të zbardhë rastet e fundit të grabitjeve dhe vrasjeve në vend.
Në një intervistë për gazetën Sot, deputeti Rama u shpreh se Ministria e Brendshme dhe veçanërisht policia duhet të sigurojnë rendin dhe sigurinë publike, që kohët e fundit janë vënë në rrezik.
Zoti Rama përmendi rastin e vjedhjes në aeroportin e Riansit dhe vjedhjen e BKT-së pak ditë më parë, në Tiranë.
“Unë mendoj se pas një ngjarjeje të fundit, pas sfidës që banditët i bënë shtetit dhe tërësisë së institucioneve të sigurisë në veçanti, duke vjedhur ditën për diell, si rasti i Rinasit, është e rëndësishme një analizë serioze, e përgjegjshme dhe e detajuar për çdo institucion për të nxjerrë përgjegjësitë dhe për të marrë masat e nevojshme” u shpreh deputeti i LSI-së.