Opozita në Prishtinë sërish në protestë

Në Prishtinë rinisën sot protestat e opozitës pasi gjykata dënoi me 30 ditë burgim deputeten e AAK-së Donika Kadaj Bujupi.

Qindra qytetarë qëlluan me gurë e bojë godinën e qeverisë dhe i vunë flakën një makine. Të pranishëm në protestë janë edhe tre liderët e opozitës, kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri, ai i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe  kryekomunari i Prishtinës,

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe arrestoi 13 prej tyre.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>