Komisioni i Ekonomisë debatoi sot për rritjen e taksave të makinave luksoze. Gjatë mbledhjes, deputeti i PD-së tha se përcaktimi që ka bërë qeveria për të përfshirë në makina luksoze të gjithë ato mjete me fuqi motorrike 3000 cm3 nuk është i drejtë.
Ministri Cani argumentoi se qeveria është bazuar në një kriter praktik për të arritur në këtë përfundim.
Se çfarë është përfshirë në kriterin praktik përzgjedhës të qeverisë është e paqartë. Ndërkohë, në klasifikimin botëror të makinave luksoze disa nga kriteret qe merren parasysh janë eleganca, komoditeti, çmimi etj.
Për ta bërë më të qartë, një Mercedes AMG CLA45 me vlerë rreth 80 mijë dollarë e ka motorrin 2000 cm3 dhe është makinë luksoze, ndërsa një Toyota Highlander me vlerë rreth 35 mijë dollarë e ka fuqinë motorrike 4000 cm3 dhe nuk është makinë luksoze.
Pra, kriteri i përdorur nga qeveria në bazë të fuqisë motorrike nuk ka për qëllim të përfshijë vetëm makinat luksoze. Ky taksim i ri do të rëndojë më shumë mbi ata qytetarë të cilët kanë makina jo luksoze por me motorr të fuqishëm dhe do të lërë jashtë të tjerë që kanë makina luksoze e të shtrenjta por me motorr më pak të fuqishëm