Këshilli i Rregullores së Parlamentit nuk i ndërpreu mandatin deputetes Valentina Leskaj. Në një mbledhje të zhvilluar sot, Këshilli rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për ndërprerjen e mandatit të deputetes.
PD-ja ka kërkuar heqjen e mandatit të deputetes Leskaj për shkak se djemtë e saj kanë përfituar tendera dhe fonde publike.
Ndërkohë, avokati i Zonjës Leskaj i cili ishte i pranishëm në këtë mbledhje, deklaroi se nuk është shkelur ligji dhe nuk bëhet fjalë për konflikt interesi.
Deputeti i PD-së, Arben Ristani, deklaroi se kjo çështje do shqyrtohet edhe në Parlament.