Kush po e dëmton imazhin e LSI-së?

“Ka përpjekje për të dëmtuar imazhin e LSI në mënyrë të padrejtë për arsye politike,” deklaroi sot Kryetari i LSI-së Ilir Meta gjatë një mbledhje të Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj partie.

Zoti Meta nuk ka specifikoi çfarë akuzash po dëmtojnë partinë e tij, por la të nënkuptohej se bëhet fjalë për akuzat për korrupsion.

“Përgjigja jonë ndaj gjithë atyre që janë të shqetësuar për rritjen e LSI-së është trasnparencë maksimale dhe në çdo gjë. Goditje pa mëshirë ndaj korrupsionit dhe në radhë të parë kur këto shfaqen tek përfaqësues të LSI,” –  është shprehur Zoti Meta.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>