Ilir Meta aludon për shitje vendesh me listat për deputet

“Jam krenar që asnjë kandidat për deputet apo deputet i LSI-së për të qenë i pari, i dyti apo i treti në listë nuk ka paguar lekë në dorë tek partia,deklaroi Kryetari i LSI-se Ilir Meta sot.

Pa përmendur emra konkretë, Zoti Meta u shpreh se “dëgjojmë se flitet lart e poshtë se kërkojnë lekë për partinë”. Por duket se kjo deklaratë bëhet për të goditur kreun e PS-së Edi Rama.

Pak muaj më parë, deputeti më i ri i Partisë Socialiste Eduart Ndocaj u shpreh se kishte shpenzuar rreth 500 mijë euro në fushatën e PS-së në qarkun e Lezhës dhe ishte prerë në besë nga Rama që nuk e kishte vendosur në vend të favorshëm në listën peër deputet.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>