Komisioni i Ligjeve rrëzoi sot kërkesën e Partisë Demokratike për hetim ndërkombëtar të çështjes CEZ.
Deputetët e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim abstenuan. Ndërsa deputetët e PS-së, me argumentin se organet e hetimit në Shqipëri funksionojnë dhe janë të pavarura, votuan kundër kërkesës së PD-së.