Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla u shpreh kundër hetimit ndërkombëtar të çështjes ÇEZ. Me anë të një letre drejtuar Kryetarit të Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj, një ditë më parë, Zoti Llalla argumentoi se një hetim ndërkombëtar është shkelje e kushtetutës. Sipas Kryeprokurorit, vetëm Prokuroria e Përgjithshme ka të drejtë të hetojë në Shqipëri.
Hetimi ndërkombëtar për çështjen ÇEZ ishte kërkesë e Partisë Demokratike, e cila u rrëzua dje në Komisionin e Ligjeve.