Partia Demokratike vazhdon të këmbëngulë se deputetet duhet të testohen nëse janë përdorues droge apo jo.
Sot, PD dorëzoi në Kuvend dy amendamte për ligjin e dekriminalizimit, që do të votohet të enjten. Sipas këtyre amendamenteve, deputetet duhet të kryejnë analizat për lëndët narkotike dhe nëse dalin pozitiv, ata shkarkohen dhe u hiqet mandati.