Ish të përndjekurit politikë po zhvillojnë protestë përpara parlamentit. Ata protestojnë për dëmshpërblimin, që sipas tyre i është premtuar, por nuk i është dhënë ende.
Ish të përndjekurit, gjithashtu, bënë thirrje për largimin e deputeteve nga parlamenti, pasi ata kanë qënë pjesë e ish sistemit komunist.
Policia shoqëroi njërin prej protestuesve në komisariat, pasi qëlloi me vezë drejt parlamentit.