Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj deklaroi të premten paradite se ai ka vendosur të shkurtojë rreth pesë për qind të personelit mjekësor të spitaleve bashkiake.
Duke raportuar në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend, Ministri u shpreh se pas vlerësimeve të bëra në spitalet bashkiake ka vendosur shkurtimin e 340 mjekëve dhe të rreth 20 për qind të personelit jomjekësor.
Deputetët opozitarë të Komisionit i kërkuan Ministrit Beqaj informacione të mëtejshme mbi vlerësimin që mbi të cilin ai po justifikon shkurtimet.