Sot, deputetë të maxhoranës akuzuan qeverinë për shpërndarje klienteliste të buxhetit për bashkitë. Në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, deputeti socialist Artan Gaçi deklaroi se deputetët e ministrat po favorizojnë zonat e tyre zgjedhore. Ai krahasoi buxhetin e Bashkisë Tiranë me atë të Bulqizës. Bashkia e Bulqizës, zona elektorale ku u zgjodh deputet Ministri i Financave Shkëlqim Cani, ka rreth 50 për qind me shume fonde se Bashkia e Tiranës.
Robert Bitri, deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, u shpreh se kjo shpërndarje klienteliste e fondeve i ngjan asaj të kohës së qeverisë Berisha.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Financave në Komision, mbrojtën ndarjen e fondeve, duke deklaruar se ky plan është konsultuar me USAID-in dhe më pas, qeveria e ka miratuar.