Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Bledar Skënderi i ka dërguar një letër Kryeministrit Edi Rama, në muajin tetor. Në të ai ngre një sërë shqetësimesh dhe pakënaqësish në lidhje me menaxhimin e sistemit të burgjeve.
Pikat kryesore të letrës janë:
- Lëvizja Socialiste për Integrim nuk po zbaton marrëveshjen me PS-në për punësimet.
- Në Policinë e Burgjeve emërimet janë bërë jashtë sistemit dhe pa formimin e duhur profesional.
- Për rreth 6 vjet, policët e burgjeve nuk pajiset me uniforma.
- Nuk ka makina për transportin e të burgosurve.
- Shumica e institucioneve kanë nevojë peër investime në sistemin e vrojtimit me kamera.
- Në dhënien e lejeve për të burgosurit ka korrupsion .
- Agjensia e Prokurimit Publik ndryshon vendimet e komisioneve të tenderave duke zgjedhur kompani të caktuara.