Dje, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Nicholas Cannon foli për reformën në drejtësi, në një intervistë për gazetën Shqip. Pikat kryesore të intervistës së tij janë përmbledhur më poshtë:
- Reforma në drejtësi është kriteri kryesor që Shqipëria duhet të plotësojë për të hyrë në Bashkimin Europian.
- Kritere të tjera të rëndësishme lidhur me reformën janë lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe zgjidhja e çështjes së pronave.
- Lufta kundër korrupsionit shpesh kuptohet nga shqiptarët si diçka që i kërkohet për të mirën e dikujt tjetër, për përfitimin e europianëve ose amerikanëve ose të jashtmëve në përgjithësi, por është e kundërta, kjo është në përfitimin e vetë shqiptarëve.
- Në zgjedhjet e kaluara vendore, disa kandidatë ishin të njohur për rekordet e tyre kriminale.
- Gjyqtaret dhe prokuroret duhet të deklarojnë burimet e pasurisë së tyre.
- Pavarsisht interestit të bizneseve britanike për të investuar në Shqipëri, jo gjithmonë gjejnë një mjedis të qëndrueshme dhe të parashikueshëm.