Sot, ish të përndjekurit politikë protestuan sërisht në hyrje të Kuvendit. Ata kërkojnë dëmshpërblimin e premtuar për vitet e burgut.
Protestuesit qëlluan me vezë ndaj makinave të deputetëve. Vetë deputetet, të njoftuar më herët për protestën, u futën në oborrin e Kuvendit nga hyrjet anësore, duke shmangur ballafaqimin me ish të përndjekurit.