Raportuesit për Shqipërinë në PE, Eduart Kukan dhe Knut Fleckenstein i kërkuan parlamentit votimin e ligjit të dekriminalizimit.
Dy eurodeputetët deklaruan dje në një intervistë për Top Channel, se ky ligj është hapi i parë i reformës në drejtësi, kaq e nevojshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ata, gjithashtu, përshëndetën bashkëpunimin e deritanishëm të deputeteve të maxhorancës e opozitës, por kërkojnë që kjo frymë bashkëpunimi të vazhdojë.