Arbana Xharra, një nga zërat më të rëndësishëm të medias kosovare, e ka quajtur të trupshëm ndërmjetësimin e Ilir Metës për kompromis midis qeverisë dhe opozitës kosovare.
Në një koment në faqen e saj në Facebook, ajo e ka quajtur Ilir Metën figurë politike të degraduar nga korrupsioni dhe mungesa e moralit politik.
Më poshtë është komenti i plotë i Zonjës Xharra:
“Politikës kosovare duhet t’i vijë turp që vjen për t’i pajtuar një politikan i korruptuar dhe i degraduar nga matanë kufirit. Ilir Meta një figure pa autoritet politik, për shkak të përfshirjes së tij në afera korruptive dhe denigrimit si figurë politike që ka (së fundmi edhe skandalin me CEZ), tash na u paska bërë edhe “pajtues” i politikës në Kosovë…
Ai më se paku ka kredibilitet të tregoje se si ruhet shteti, sepse është sinonim i politikanit zhvatës e manipulate.
Kush je ti o zotni? A kush të vet ty? Ani përcjelle me truprojë e xhipa te zi, larg mediave, tu dashtë me “shpëtu Kosoven”, ta merrë mendja që në dorë të Ilir Metës ky vend ka mbetë. Pos një marrëveshje biznesi më parë të shëtit keni mujtë me arritë, se për që t’i vet ty kush letrat harroje, a për qe kë fijë kredibiliteti!”