Menjëherë mbas mbarimit të protestës së opozitës, prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj pronës publike nga një numër protestuesish.
Gjatë protestës, pas përfundimit të fjalimeve të drejtuesve të PD-së, një numër protestuesish sulmuan me vezë, gurë e shkopinj godinën e kryeministrisë, duke dëmtuar strehën e hyrjes së saj.
Më pas, protestuesit sulmuan bunkerin që po ndërtohet pranë Ministrisë së Brendëshme si pjesë e një muzeu për kohën e komunizmit. Ata i vunë flakën pjesës së brendëshme të bunkerit dhe u munduan ta prishnin atë duke e goditur me mjete të forta dhe vare. Protestuesit goditën me gurë dhe thyen xhamat të godinës së Ministrisë së Brendëshme.